MMPH, vazhdon të mbështes projektet mjedisore në Komunat e Kosovës.
Në kuadër të këtij angazhimi Ministri i MMPH ka realizuar takime të ndara me Kryetarin e Komunës së Prizrenit dhe atë të Pejës Gazmend Muhaxheri.
05.05.2017- Me qëllim të përmirësimit të gjendjes së mjedisit MMPH, po vazhdon angazhimin e saj për mbështetjen e projekteve mjedisore në Komunat e Kosovës. Në kuadër të këtij angazhimi sot Ministri i MMPH Ferat Shala, ka realizuar takime të ndara me Kryetarin e Komunës së Prizrenit Ramadan Muja dhe atë të Pejës Gazmend Muhaxheri.
Ministri i MMPH dhe Kryetari i Komunës së Prizrenit Ramadan Muja, nënshkruan memorandumin për projektin: Sistemi i ujërave të zeza dhe përmirësimi i infrastrukturës në lumin Bistrica në Prizren”, në vlerë prej 600 mijë euro.
Ndërsa me Kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, Shala nënshkroi memorandumin për përkrahje të dy projekteve: Kanalizimi në fshatin Raushiq, në vlerë 100 mijë euro dhe Rregullimi i shtratit të lumit Lumëbardhi, në vlerë 200 mijë euro.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...