MMPH përkrahë Komunën e Lipjanit dhe atë të Rahovecit
Me këtë rast Ministri Shala theksoi se këto projekte do të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve të dy komunave dhe mbrojtjen e resurseve natyrore.
05.05.2017- Në kuadër të aktiviteteve për mbështetjen e projekteve mjedisore në Komunat e Kosovës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorën Ferat Shala. ka realizuar takime të ndara me Kryetarin e Komunës se Lipjanit Imri Ahmeti, dhe me Kryetarin e Komunës së Rahovecit, Idiz Vehapi. Me këtë rast me Kryetarin e Komunës së Lipjanit Imri Ahmeti është nënshkruar memorandumin për mbështetjen e dy projekteve: Ujësjellësi në Gadime në vlerë 20 mijë Euro, dhe Hapja dhe pastrimi i shtratit të lumit Sitnica, në vlerë 170 mijë euro.
Ndërsa me kryetarin e Komunës së Rahovecit Idriz Vehapi, u nënshkrua memorandumi për mbështetjen e projektin: Rregullimi i infrastrukturës mjedisore përcjellëse dhe varrezave në fshatin Pastasel, në vlerë prej 50 mijë euro.
Me këtë rast, Ministri Shala theksoi se me nënshkrimin e këtyre dy memorandumeve të përkrahura financiarisht nga MMPH-ja, do të ndihmohet Komunën e Lipjanit dhe Komunën e Rahovecit në realizimin sa më të suksesshëm të projekteve të cilat do të kontribuojnë në mirëqenien e qytetarëve dhe mbrojtjen e resurseve natyrore.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...