Lexo

Nis projekti për ndërtimin e impiantit për trajtimin e ujerave të zeza për komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë

Vlera e këtij projekti do të jetë 88 milionë euro ku 20 milion euro do të financohen nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.

03.05.2017- Ministri i MMPH, Ferat Shala, në cilësinë e udhëheqësit të Komitetit Drejtues të projektit për trajtimin e ujerave të zeza për komunat Prishtinë, Obiliq dhe Fushë Kosovë, sot në ambientet e Qeverisë së Kosovës, ka marrë pjesë në takimin e parë të këtij komiteti, pjesë e të cilit janë edhe Abdullah Hoti, ministër i Financave, ambasadorit Francez i akredituar në Prishtinë Didier Chabert dhe Jean-Marie Demange udhëheqës i Zyrës Regjionale të Thesarit Francez. Në cilësinë e vëzhguesve në takim morën pjesë edhe kryetari i Komunës së Fushë Kosovës Burim Berisha, nënkryetari i Komunës së Obiliqit Nysret Kelmendi, Kryeshefi Ekzekutiv i Kompanisë Ujësjellësi Rajonal ”Prishtina” Ilir Abdullahu, si dhe zyrtarë tjerë të delegacionit të Republikës së Francës dhe Republikës së Kosovës.

Vlera e këtij projekti do të jetë 88 milionë euro ku 66 milionë euro do të huazohen nga Thesari Regjional Francez, ndërsa pjesa tjetër përkatësisht 20 milion euro do të financohet nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë.  

Ky projekt është i një rëndësie të veçantë për qytetarët e komunave respektive dhe për mjedisin e Kosovës në përgjithësi. Përveç avancimit të rrjetit ekzistues të ujërave të zeza, në kuadër të projektit do të ndërtohet edhe një fabrikë bashkëkohore për trajtimin e ujërave të zeze sipas standardeve.  


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...