Ministri Shala, përmbyll vizitën zyrtare në Itali
Takon përfaqësues të bizneseve mjedisore italiane dhe autoritete lokale të Komunës së Carraras.
29.04.2017- Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, ka përmbyllur vizitën e tij në Itali. Në ditën e fundit të vizitës ai është takuar me përfaqësues të bizneseve dhe kompanive që merren me projekte mjedisore dhe me përfaqësues të autoriteteve lokale të Komunës së Carraras.
Në kuadër të aktiviteteve me kompani dhe biznese mjedisore italiane, Shala ka takuar fillimisht përfaqësuesit e kompanisë, Ambiente e profilizuar në inxhinieri mjedisore, përkatësisht znj. Patrizia Vianello, kryeshefe e kompanisë dhe stafin udhëheqës të kësaj kompanie.
Më pas Shala, ka takuar edhe përfaqësuesit e kompanisë Ducati Energia, përkatësisht udhëheqësin e Kompanisë Guidalberto Guidi, dhe ekspertët e kësaj kompanie Federica Guidi (ish ministre italiane për Zhvillim Ekonomik) dhe Corrado Clini (ish ministër Italian për Mjedis).
Gjatë këtyre dy takimeve të ndara Ministri i MMPH-së, Ferat Shala është njoftuar me punën, projektet dhe aktivitetet e këtyre kompanive dhe ka biseduar për mundësitë e investimeve dhe realizimit të projekteve infrastrukturore mjedisore dhe projekteve për energji të renovueshme në Kosovë.
Bizneset italiane kanë shfaqur interesim të madh për tu njohur nga afër me nevojat dhe mënyrat e investimeve në fushën e mjedisit në Kosovë, dhe pritet që gjatë muajve në vijim të realizojnë vizita në vendin tonë, për të parë mundësitë konkrete të investimeve dhe bashkëpunimit.
Ministri Shala, ka realizuar një takim edhe me Angelo Zubanin, nga Komuna e Carrarës.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...