Shala në Tiranë, takon rektorin e Universitetin Bujqësor të Tiranës prof. Dr. Bari Musabelliu.
Flasin për mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellë në fushat me interes të përbashkët për të dyja palët
21.04.2017-Me ftesë nga organet drejtuese të Universitetin Bujqësor të Tiranës, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala ka vizituar Universitetin Bujqësor të Tiranës me ç ‘rast ka takuar Rektorin e Universitetit Prof. Dr. Bari Musabelliu. Në takim u bisedua për mundësit e bashkëpunimit të ndërsjellë. Ministri Shala i ofroj Rektorit Musabelliu bashkëpunim në të gjitha fushat me interes të përbashkët për të dyja palët që përfshin fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor. Gjithashtu, gjate vizitës Ministri Shala mbajti një ligjërata para studentëve të Fakultetit të Bujqësisë dhe Mjedisit, me temën “Çështjet kryesore mjedisore në Kosovë, perspektiva dhe sfidat për vitet në vazhdim”, ku ka folur për të arriturat dhe prioritetet e MMPH dhe për problemet e ndjeshme që ka Kosova me ajrin, ujin dhe mbeturinat.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...