Nderime për dëshmorët Mehdi dhe Sylejman Bytyçi
Nderimet bëhen me rastin e përvjetorit të rënies së tyre në altarin e lirisë
16.04.2017- Ministri i MMPH, Ferat Shala, ka bërë homazhe pranë lapidarit të dëshmorëve Mehdi dhe Sylejman Bytyçi Me këtë rast përmes nje postimi në facebook Shala ka thënë: “Mehdi e Sylejman Bytyçi, dy punonjës të arsimit që iu bashkuan Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe ranë dëshmorë me emblemën e UÇK-së. Dy ushtarë lirie sypatrembur që ranë heroikisht duke i kënduar luftës çlirimtare. Dy bashkëluftëtarë të orëve rë para të luftës për liri. Sot në përvjetorin e rënies së bashku me familjarë, bashkëluftëtarë dhe bashkëfshatarë i përkujtojmë me krenari dhe lavdi. Emri dhe vepra e tyre do të mbeten te paharruara dhe të përjetësuara edhe me emrin e shkollës së fshatit dhe në këngë e poezi nga gjeneratat e reja që gëzojnë lirine”.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...