Ministri Shala, priti ne takim përfaqësuesit e Kompanisë së Ujitjes “Drini i Bardhë”
Biseduan për funksionimin e Kompanisë “Drini i Bardhë” dhe me sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo kompani.
14.04.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala priti në takim përfaqësuesit e Kompanisë Publike “Drini i Bardhë” të kryesuar nga kryeshefi z. Bedri Haxhiaj të cilët i njoftoi me qasjen bashkëpunuese të MMPH-së me kompanitë Publike. Z. Haxhiaj gjithashtu e njoftoi Ministrin z. Shala për funksionimin e Kompanisë Publike “Drini i Bardhë”, si dhe për sfidat me të cilat po ballafaqohet kjo Kompani kohëve të fundit në menaxhimin e saj, me theks të veçantë çështjen e portave dhe pendave të sistemit të ujitjes. MMPH-ja duke pasur ndër prioritete e saj edhe çështjen e ujërave, shpreh gatishmërinë që të bashkëpunoi më shumë me kompanitë, në rastin konkret me Kompaninë “Drini i Bardhë”.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...