Ministri Shala, priti në takim një delegacion të lartë nga Hungaria
Temë kryesore e takimit ishte implementimi i projektit të Ujërave të zeza që derdhen në Liqenin e Batllavës, projekt ky i mbështetur nga Qeveria Hungareze.
03.04.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala priti së bashku me ambasadoren e Kosovës në Hungari znj.Luljeta Vuniqi, pritën sot në takim Sekretarin e shtetit hungarez për Diplomaci Ekonomike, Levente Magyar, i shoqëruar nga ambasadori hungarez në Kosovë, Laszlo Markusz. Ministri z. Shala, në emër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor falënderoi delegacionin e kryesuar nga Sekretarin e Shtetit Hungarez për Diplomacinë Ekonomike z. Levente Magyar, për përkrahjen e deri tanishme dhënë nga shteti Hungarez, po ashtu z. Shala e njoftoi me prioritetet dhe me reformat e brendshme që po bahen në këtë ministri, veçanërisht në sektorin e ujërave përfshirë Legjislacionin dhe Strategjinë e ujërave. Takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet mbështetëse të Qeverisë Hungareze akorduar në fushat që mbulon kjo ministri e me theks të veçantë në sektorin e ujërave.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...