Ministri Shala: përvojat gjermane do të ndihmojë Kosovën për gjetjen e zgjidhjeve për furnizim me energji
Studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, të Universitetit të Prishtinës, do të kenë mundësinë të bëjnë praktikën në kompaninë gjermane “Amperax”, që merret me prodhimin gjeneratorëve të erës.
30.03.2017-Kjo u bë e ditur nga drejtori i kësaj kompanie, Wolfgang Schmittner, i cili mbajti një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, raporton Ekonomia Online. Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tha se përvojat e kompanisë gjermane “Amperax” do të ndihmojë dukshëm Kosovën për gjetjen e zgjidhjeve më të mira për furnizim të rregull me energji për vendin tonë.
Shala tha se Qeveria e Kosovës së bashku me MMPH-në janë të përkushtuar që të avancojnë energjinë e ripërtërishme dhe zhvillimin ekonomik.
“Kosova ka trashëguar shumë probleme mjedisore nga e kaluare e të cilat janë akumuluara përgjatë dekadave, dhe po ndikojnë në shfrytëzimin e pakontrolluar të resurseve natyrore, në dendësinë e lartë të popullsisë, ndërtimin e pakontrolluar në toka bujqësore, shfrytëzimin e pakontrolluar dhe prerjen ilegale të pyjeve, aktivitetet ekonomike dhe industriale, duke përfshirë minierat dhe industrinë e përpunimit, e që të gjitha po kanë një ndikim të drejtpërdrejt në mjedis. Përveç të gjithë këtyre faktorëve të cilët ndikojnë në mjedis, ndryshimi i klimës e shton ndërlikimin ekzistues drejt realizimit të zhvillimit të drejtë socio-ekonomik”, tha ai.
Ai njoftoi studentët edhe për hartimin e Ligjit për Energjinë e Ripërtërishme, i cili tashmë ka përfunduar dhe shumë shpejt pritet të miratohet në qeveri dhe në Kuvend.
“Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (PKVBRE) (2011-2020) me caqe të caktuara dhe masa që duhet ndërmarrë për përmbushjen e tyre deri më 2020 paraqet politikën gjithëpërfshirëse të Qeverisë për nxitjen e shfrytëzimit të BRE-ve në Kosovë. Skemat mbështetëse për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë. Me rastin e rishikimit të skemën mbështetëse të Feed-in tarifës për energjinë nga uji dhe energjinë e erës, në vitin 2016 Zyra e Rregullatorit për Energji ka rritur Feed-in tarifën për energjinë e ujit nga 63.3 sa ishte më parë, në 67. 3 Euro/MWh, kurse për energjinë e erës është zgjatur afati i shitblerjes së energjisë nga 10 në 12 vjet. Afati 12-vjeçar i marrëveshjes së shitblerjes së energjisë është edhe për energjinë fotovoltaike, ndërsa për energjinë e HCV-ve është 10 vjet”, tha ai.
Profesori gjerman, Schmittner, në fillim të ligjëratës së tij u dha studentëve një porosi: “Nëse doni të arrini dhe të jeni të suksesshëm, duhet ta doni vendin tuaj”.
“Të studiuarit mund ta kuptoj vetëm në këtë mënyrë, Unë e dua vendin tim dhe dua të punoj dhe kontribuoj për vendin tim . Unë isha pjesë e disa shteteve ku punoja, duka u munduar të bëjë më të mirën time, por nuk ndihesha rehat. Të punosh në dizajnim të programeve për biznesit dhe financim, do të thotë të jesh kontributdhënës në energjinë e ripërtërishme por të njëjtën kohë edhe kontributdhënës për zhvillim ekonomik të shtetit tënd”, ka thënë Schmittner.
Më pas profesori gjerman, në ligjëratën e tij para shumë studentëve, trajtoi temat: Kërkesat dhe studimi i arsyeshmerisë së projektit, optimalizimi dhe Plani i Biznesit për Financim, dizajnimi, prodhimi dhe autorizimi, Instalimi dhe operimi, dhe burimet tjera të energjisë së ripërtërishme dhe diskutime.
Përpos ligjëratës, Wolfgang Schmittner prezantoi projekt propozimin “Pavarësimi energjetik i Fakulteteve Teknike” projekt inovativ në Kampusin e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.
Ky projekt është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë në mes të komunitetit të bizneseve në Kosovë, Gjermani & Danimark, Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike, Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, GIZ-in Gjerman, si dhe Klasterit të Industrisë së Metaleve dhe Energjisë së Ripërtërishme të Kosovës.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...