Lexo

Ministri Shala mban ligjëratë para studentëve të UP për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë

Ligjërata e ministrit të MMPH, ka qene pjesë e agjendës në kuadër të ligjëratës së Mr. Wolfgang Schmittner, udhëheqës i Kompaniësë gjermane për prodhimin e turbinave të erës “Amperax”.

30.03.2017- Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, ka mbajtur sot një ligjëratë para studentëve të Universitetit të Prishtinës në kuadër të aktivitetet të organizuar nga Fakulteti i Inxhinierisë mekanike të UP “Hasan Prishtina” me temën“Zhvillimi i projekteve për energji të erës në tregjet në zhvillim- përvoja nga praktikat ndërkombëtare”. Ligjërata e ministrit Shala, ka qene pjesë e agjendës në kuadër të ligjëratës së Mr. Wolfgang Schmittner, udhëheqës i Kompaniësë gjermane për prodhimin e turbinave të erës “Amperax”. Fokusi i fjalës së Ministrit të MMPH-së ka qenë në politikat e Qeverisë së Kosovës për Zhvillim Ekonomik të Qëndrueshëm, Objektivat dhe dokumentet Strategjike të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Potencialet e Kosovës për Energji të Ripërtritshme, si dhe Planet dhe skemat programoret në Kosovë për Burimet e Ripërtritshme të Energjisë

Ligjërata e plotë e Ministrit të MMPH, Ferat Shala

 Të nderuar të pranishëm,

 Më lejoni që fillimisht të falënderoj organizatorin për ftesën dhe organizimin e këtij takimi të rëndësishëm dhe të përgëzojmë për të arriturat e gjithanshme.

Qeveria e Kosovës si qeveri e një vendi kandidat i ardhshëm i BE ka hyrë në një proces intensiv të reformave, që ndikojnë në të gjitha aspektet socio-ekonomike dhe politike, në përputhje me standardet evropiane, dhe ne si ministri jemi duke punuar plotësisht për të miratuar “acqui communitaire”.  

Në rrethanat të cilat e kanë karakterizuar zhvillimin shoqëror dhe ekonomik të Kosovës në të kaluarën, mbrojtja e mjedisit ka qenë çështje e neglizhuar dhe në të shumtën e rasteve e nënshtruar interesave të atëhershme ditore.

Tani Kosova është në procesin e ristrukturimit të sektorit të mjedisit me synim të zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik duke u bazuar në standardet mjedisore evropiane, veçanërisht në legjislacion.

 Qeveria e Kosovës po mbështet një qasje të integruar me synim që të gjejë një ekuilibër mes zhvillimeve ekonomike, mbrojtjes së mjedisit dhe të qështjeve sociale.

Kosova ka trashëguar shumë probleme mjedisore nga e kaluare e të cilat janë akumuluara përgjatë dekadave, dhe po ndikojnë në shfrytëzimin e pakontrolluar të resurseve natyrore, në dendësinë e lartë të popullsisë, ndërtimin e pakontrolluar në toka bujqësore, shfrytëzimin e pakontrolluar dhe prerjen ilegale të pyjeve, aktivitetet ekonomike dhe industriale, duke përfshirë minierat dhe industrinë e përpunimit, e që të gjitha po kan një ndikim të drejtpërdrejt në mjedis. Përveç të gjithë këtyre faktorëve të cilët ndikojnë në mjedis, ndryshimi i klimës e shton ndërlikimin ekzistues drejt realizimit të zhvillimit të drejtë socio-ekonomik.

Korniza ligjore për sektorin e mjedisit pothuajse është kompletuar dhe përafruar në një shkallë të madhe me legjislacionin përkatëse të BE-së, ndonëse zbatimi i ligjeve ende i nuk është i knaqshëm .

 Me qëllim të mbrojtjes së mjedisit Ministria e Mjedisit ka hartuar një sërë dokumentesh strategjike si startegjin e mjedisit, mbeturinave, biodiverzitetit, cilesise së ajrit, ndryshimit klimatike dhe të strategjisë së ujerave.

Hartimi i këtyre dokumenteve strategjike është në lidhje të ngushtë me strategjinë e zhvillimit shoqëror dhe ekonomik. Këto dokumente nisen nga domosdoja që koncepti i zhvillimit të qëndrueshëm të jetë koncept bazë i strategjisë zhvillimore të Kosovës.

Një prej sektorëve kryesor që ka ndikim në mjedis është sektori i energjisë .

Furnizimi me energji në vendin tonë është i mbizotëruar nga lëndët djegëse fosile kryesisht nga ligniti, të cilat kontribuojnë në problemet kryesore të mjedisit r: ndryshimi i klimës dhe ndotjen e ajrit. Qeveria e R. Kosovës me qëllim të arritjes së caqeve të përcaktuara nga Komisioni Evropian ka hartuar Strategjinë e Energjisë e cila pritet të aprovohet këtë vit.

 Sa i përket energjisë elektrike dhe kapaciteteve të parashikuara, në vitin 2020, sipas cakut promovues planifikohet të instalohen 240 MW energji nga HC-të. Ndërsa nga llojet e tjera të BRE-ve, energjia nga era është parashikuar të ketë kapacitet të instaluar 150 MW; energjia fotovoltaike 10 MW dhe energjia nga biomasa 14 MW. Kapacitetet e instaluara të energjisë termike, në vitin 2020 pritet të jenë: Energjia gjeotermale 10 MW; Energjia diellore 70 MW dhe energjia nga biomasa drusore prej drurit të zjarrit prej 264.5 ktoe.

Plani Kombëtar i Veprimit për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (PKVBRE) (2011-2020) me caqe të caktuara dhe masa që duhet ndërmarrë për përmbushjen e tyre deri më 2020 paraqet politikën gjithëpërfshirëse të Qeverisë për nxitjen e shfrytëzimit të BRE-ve në Kosovë.

 Skemat mbështetëse për Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë

Me rastin e rishikimit të skemën mbështetëse të Feed-in tarifës për energjinë nga uji dhe energjinë e erës, në vitin 2016 Zyra e Rregullatorit për Energji ka rritur Feed-in tarifën për energjinë e ujit nga 63.3 sa ishte më parë, në 67. 3 Euro/MWh, kurse për energjinë e erës është zgjatur afati i shitblerjes së energjisë nga 10 në 12 vjet. Afati 12-vjeçar i marrëveshjes së shitblerjes së energjisë është edhe për energjinë fotovoltaike, ndërsa për energjinë e HCV-ve është 10 vjet.

Përdorimi i energjive të Ripërtëritshme do të thotë emetim më të ulët të gazrave serë dhe redukim të ndotjes së ajrit, kjo është një zgjidhje kyçe për të arritur një të ardhme të qëndrueshme .

 Burimet e Ripërtëritshme të Energjisë (BRE) paraqesin një burim të rëndësishëm të energjisë me të cilin disponon Kosova, me një potencial ende të pashfrytëzuar sa duhet. Shfrytëzimi i këtyre burimeve për prodhimin e energjisë përbën objektiv afatgjatë për realizimin e tri qëllimeve të politikës energjetike të vendit siç janë: mbështetja e zhvillimit të përgjithshëm ekonomik; rritja e sigurisë së furnizimit me energji dhe mbrojtja e mjedisit. Në funksion të këtyre qëllimeve shtrohet nevoja për aplikimin e masave stimuluese fiskale dhe financiare për të gjitha llojet e BRE-ve, si dhe të sistemit të certifikatave të gjelbra.

 Për stimulimin e shfrytëzimit të burimeve të ripertëritshme të energjisë, në Kosovë është vendosur një sistem i tarifave feed-in për burimet e ujit, erës, energjisë fotovoltaike dhe biomasës duke përfshirë edhe biogazin. Me këto masa të politikës stimuluese ndaj BRE-ve, synohet përmbushja e kërkesave të direktivave përkatëse të Bashkimit Evropian (BE), transpozimi dhe implementimi i të cilave bëhet nën monitorimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë.

 Prodhimi i energjisë nga era është i pastër, i lirë, autokton, dhe i pashtershëm. Turbinat e erës nuk kanë nevojë për ndonjë lloj të karburantit, kështu që nuk ka rreziqe mjedisore apo degradim nga eksplorimi, nxjerrja, transporti, dërgesa, përpunimin ose deponimin i karburantit. Jo vetëm gjenerimi i prodhuar me zero emetimin e dyoksidit të karbonit (gjatë fazës operacionale), por gjithashtu nuk ka lirim të ndotësve toksik (për shembull merkurit) ose ndotësve të tjerë të ajrit si dyoksidin e azotit, dyoksid i squfuri , shirave acidik etj) . Prodhimi i energjisë së erës mund të ketë një ndikim pozitiv afatgjatë në biodiversitetin duke zvogëluar kërcënimin e ndryshimit të klimës - kërcënimin më të madh për biodiversitetin.

 Në të njëjtën kohë, megjithatë, ndërtimi dhe funksionimi i turbinave të erës mund të rezultojë në ndikime të mundshme negative mjedisore lokale mbi zogjtë e egër, peizazhet, në përdorimin e qëndrueshëm të tokës (duke përfshirë edhe zonat e mbrojtura), dhe mjedisit. Ndikimet negative mjedisore nga instalimet e energjisë së erës janë shumë më të ulët në intensitet sesa ato të prodhuara nga energjitë konvencionale, por ata ende duhet të vlerësohen dhe të zbuten kur është e nevojshme.

 Direktiva 85/337 BE-ja e cila është e tranzpozuar në legjislacionin vendor përcakton vlerësimin e ndikimit në mjedis (VNM), si procedurë e cila siguron se pasojat mjedisore të projekteve janë identifikuar dhe vlerësuar para se autorizimi( leja) është dhënë. Objektivi kryesor është për të shmangur ose minimizuar efektet negative nga fillimi i një projekti jo duke u përpjekur për të luftuar ato më vonë. Kështu, politika më e mirë e mjedisit përbëhet nga parandalimi i ndotjes apo shqetësimeve në burim, në mënyrë që mjedisi të mos dëmtohet. Procedura kërkon që zhvilluesi i projektit të hartojë një studim mjedisor, ku përshkruan efektet e mundshme të rëndësishme të zhvillimit në mjedis dhe masat e propozuara lehtësuese. Një studim i tillë duhet të vihet në dispozicion të publikut për të komentuar, përmbajtja e tij, së bashku me komentet , duhet të merren parasysh nga organi kompetent (autoriteti që lëshon pëlqimin) para se të mund të japë pëlqimin.

 Gjithashtu edhe Vlerësimi Strategjik Mjedisor (VSM) është procedurë e përdorur për të vlerësuar ndikimet negative të çdo plani dhe programi mbi mjedisin në nivelin qendror dhe lokal.. Vlerësimet e duhura duhet të kryhet në përputhje me Direktivën e Habitateve për të vlerësuar efektet në vendet e identifikuara si vend Natura 2000. Gjithashtu duhet të merren parasysh edhe efektet e mundshme ndërkufitare .

Në të gjithë botën , humbja e biodiversitetit në parim është shkaktuar për shkak të aktiviteteve të njeriut në mjedis (të tilla si sistemet intensive të prodhimit, ndërtimit, dhe industrive nxjerrëse), ndryshimin e klimës globale, dyndjet e llojeve të egra të zogjve, ndotja dhe mbi-shfrytëzimi i burimeve natyrore etj.

Ju faleminderit.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...