Lexo

Ministri Ferat Shala priti banorët e fshatit Hade.

Ai ritheksoi qëndrimin e mëhershëm, se kërkesat e qytetarëve të fshatit Hade janë të arsyeshme dhe legjitime, të cilat duhet që të zgjidhen me prioritet nga institucionet përkatëse.

24.03.2017- Ministri Ferat Shala me bashkëpunëtorët e tij, priti një delegacion të banorëve të fshatit Hade. Ministri Shala, i dëgjoi përfaqësuesit e fshatit Hade për shqetësimet e tyre, të cilat kishin të bënin me përfundimin e dislokimit të banorëve të fshatit Hade sipas planit 2004-2017. Ai i informoi përfaqësuesit e fshatit Hade rreth kompetencave të MMPH, dhe ritheksoi qëndrimin e mëhershëm, se kërkesat e qytetarëve të fshatit Hade janë të arsyeshme dhe legjitime, të cilat duhet që të zgjidhen me prioritet nga institucionet përkatëse.

Ministri Shala mori për obligim që ta organizojë një takim të përbashkët ku do të ftoheshin përfaqësuesit e  MZHE dhe KEK-ut, me mundësi të pjesëmarrjes edhe të përfaqësuesve të fshatit Hade për të diskutuar mundësinë e zgjidhjes së këtyre kërkesave.

Komunikimi i MMPH me përfaqësuesit e fshatit Hade do të jetë i vazhdueshëm dhe transparent edhe në të ardhmen.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...