Fjala e Ministrit te MMPH, Ferat Shala me rastin e shënimit të 22 Marsit - Ditës Botërore të Ujërave.
Uji është forca shtytëse e gjithë natyrës, është faktor esencial për jetë, kulturë, bujqësi, energji, prodhim dhe zhvillim, andaj mbrojtja e resurseve ujore është obligim ligjor, etik dhe njerëzore i secilit prej nesh.
22.03.2017-Jemi këtu për të shënuar 22 Marsin-Ditën Botërore të Ujërave. Si zakonisht në këtë ditë në mbarë botën organizohen aktivitete të ndryshme të cilat kanë për qëllim sensibilizimin e opinionit për mbrojtjen dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të resurseve ujore.
Këtë vit moto e promovimit të Ditës Botërore së ujit është “Uji dhe Ujërat e Zeza”. Mbase kjo moto i përshtatet shumë edhe zhvillimeve aktuale në sektorin e ujërave në Kosovë.
Këtë vit MMPH me ndihmën e donatorëve është në proces të adresimit të zgjidhjes së problemit të trajtimit të ujërave të zeza.
Tanimë jemi në proces të ndërtimit të impiantit për trajtimin e ujërave të zeza në Prizren, Gjakovë, Pejë, Prishtinë, Batllavë etj.
Këtyre ditëve promovuam fabrikën e ujit të pijes në Shkabaj dhe fabrikën ne Badovc, projekte keto në vlera milionëshe me rëndësi jetike për sigurimin e cilësisë së ujërave të pijes.
MMPH gjithashtu po përkrahë edhe dhjetëra projekte të tjera nëpër Komunat e Kosovës për rregullimin e ujësjellësve dhe disa të tjera në rregullimin e kanalizimeve.
Kemi shënuar rezultate konkrete edhe në mbrojtjen dhe rehabilitimin e shtretërve të lumenjëve.
Dhjetëra projekte janë kryer gjatë vitit të kaluar ndërsa që janë në proces të implementimit edhe dhjetëra projekte të tjera për rregullimin e shtretërvë të lumenjëve gjatë këtij viti.
Kur flasim për projektet infrastrukturore në sektorin e ujërave duhet të përmendim edhe angazhimet, aktivitetet dhe projekte që kanë filluar në planifikimin dhe ndërtimin e akumulacioneve të reja për ujë të pijes dhe për ujitje.
Për implementimin e projekteve në fushat e lartë përmendura vetëm për këtë vit MMPH, ka paraparë rreth 12 milion euro.
Kemi shënuar suksese dhe progres edhe në kornizën ligjore, strategjike, programore dhe institucionale në sektorin e ujërave.
Janë hartuar dhe miratuar disa rregullore dhe udhëzime që rregullojën fusha specifike në sektorin e ujërave.
Po punojmë për të plotësuar këtë rregullativë edhe për sigurinë e digave, regjistrin e pronave ujore dhe akte tjera nënligjore që do të ndihmojën ne menaxhimin me të mirë të resurseve ujore dhe në përafrimin e legjislacionit tonë me Direktivat e BE në sektorin e ujërave.
Jemi afër finalizimit të Strategjisë Shtetërore të Ujërave, dhe presim që gjatë këtij viti kjo strategji të miratohet nga Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës.
Shpresojmë që me miratimin e këtij dokumenti strategjik ti adresojmë zgjidhejn e të gjitha sfidave për periudhen 20 vjecare.
Gjatë këtij viti do të themelojmë edhe Autoritetin Rregullativ për Pellgjet Lumore, një institucion që do të veprojë në kuadër të MMPH dhe që do të përmirësoj menaxhimin e pellgjeve lumore.
Po angazhohemi edhe në përmirësimin e monitorimin e cilësisë së ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore, në përmirësimin e sistemit për paralajmërimin e rrezikut nga vërshimet dhe në hulumtime për resurset e ujërave nëntokësore dhe forcimin e bashkëpunimit në menaxhimin ndëkufitarë të ujërave.
Natyrisht të gjitha këto rezultate i kemi arritur në bashkëpunim të ngushtë me komunitetin e donatorëve, që kanë qenë mbështetës dhe përkrahës të shumicës së projekteve që u përmendën më lartë dhe shumë të tjerave që janë në vazhdimësi.
Shfrytëzojë rastin që të falënderojë në mënyrë të veçantë për mbështetjen dhe përkrahjen Qeverinë Gjermane (GIZ dhe KFW), Qeverinë Zvicerane, Qeverinë Holandeze, Qeverinë Suedeze (SIDA), GEF, Komisionin Evropian dhe të gjithë donatorët tjerë në sektorin e ujërave.
Dua të nënvizoj që për MMPH-në është i një rëndësie të veçantë bashkëpunimi me qytetarët dhe me organizatat e shoqërisë civile, jo vetëm në adresimin e nevojave dhe kërkesave në sektorin e ujërave por edhe në vetëdijësimin dhe edukimin për mbrojtjen e resurseve ujore, kursimin ujit dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tij.
Uji është forca shtytëse e gjithë natyrës, është faktor esencial për jetë, kulturë, bujqësi, energji, prodhim dhe zhvillim, andaj mbrojtja e resurseve ujore është obligim ligjor, etik dhe njerëzore i secilit prej nesh.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...