Ministri i MMPH Ferat Shala, ka përmbyllur vizitën në Kroaci me takim në Parlamentin e Kroacisë
Ministri Shala është shprehur se ndjehet shumë i privilegjuar që po viziton Parlamentin e Kroacisë, ka falënderuar përfaqësuesit e Parlamentit për mikpritjen dhe ka vlerësuar shumë lartë kontributin që shtetit kroat ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore.
16.03.2017-Në kuadër të takimeve zyrtare në Kroaci, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, me ftesë të nënkryetarit të Parlamentit të Kroacisë, z.Miljan Brkic, ka vizituar Parlamentin e Kroacisë, ku është pritur nga nënkryetari i parlamentit dhe përfaqësuesit e disa grupeve parlamentare, si: Miro Kovac, kryetar i Komisionit Parlamentar për punë të jashtme, Josip Boric, nënkryetar i Komisionit Parlamentar për Planifikim Hapësinorë dhe Ndërtim, Damir Felak, anëtarë i Komisionit Parlamentar për Çështje Detare, Transport, Infrastrukturë, dhe anëtarë i Komisionit Parlamentar për Turizëm, Vlasta Milic anëtarë i grupit Parlamentar për Financa si dhe deputeten shqiptare Ermina Lekaj-Perljaske, kryetare e grupit parlamentar për komunitete.
Ministri Shala është shprehur se ndjehet shumë i privilegjuar që po viziton Parlamentin e Kroacisë, ka falënderuar përfaqësuesit e Parlamentit për mikpritjen dhe ka vlerësuar shumë lartë kontributin që shtetit kroat ka dhënë për Kosovën në të gjitha proceset zhvillimore.
Me këtë rast Shala, i ka njoftuar ligjvënësit kroat për vizitat dhe takimet që ka pasur me nivelet e ndryshme qeverisëse në Kroaci dhe me përfaqësuesit e bizneseve, dhe ka shtuar se është këtu që të shoh nga afër se si Parlamenti i Kroacisë, e ka kompletuar infrastrukturën ligjore në sektorin e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë dhe se cilat janë mundësitë e bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave në këtë fushë. “Kroacia është dera e parë e Kosovës, drejt Evropës, prandaj përvojat e saj në kompletimin e legjislacionit evropian përgjatë procesit të integrimeve janë më se të nevojshme”, ka thënë Shala, dhe ka shtuar që ky bashkëpunim të intensifikohet në projekte konkrete, jo vetëm në nivelet ministrore por edhe në nivel të grupeve parlamentare përkatëse.
Nënkryetari i Parlamentit të Kroacisë, z.Miljan Brkic, pasi i ka dëshiruar mirëseardhje ministrit Shala, ka thënë që Kosova është vend mik i Kroacisë me të cilin na lidhin shumë çështje të interesit të përbashkët përfshirë edhe kontributin e jashtëzakonshëm që ka dhënë komuniteti shqiptarë në Kroaci për ndërtimin e themeleve të shtetit kroat.
Më pastaj, përfaqësuesit e grupeve parlamentare nga Parlamenti i Kroacisë kanë prezantuar punën dhe aktivitetet e grupeve parlamentare përkatëse me fokus në fushat me interes për kornizën ligjore dhe programore për mjedisin dhe planifikimin hapësinorë. Gjatë takimit është diskutuar edhe për çështje tjera të interesit dypalësh e sidomos në proceset e integrimeve evropiane, bashkëpunimi ekonomik, të drejtat e komuniteteve përkatëse, dhe për më tepër u propozua edhe përgatitja e një plani ku do të evidentoheshin të gjitha fushat në të cilat ka nevojë Kosova për mbështetjen nga Kroacia.
Vizita në Parlamentin kroat ishte edhe takimi përmbyllës i vizitës treditëshe të Ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z. Ferat Shala në Kroaci, vizitë kjo mjaft e frytshme gjatë së cilës janë iniciuar shumë çështje dhe janë hapur shumë mundësi të bashkëpunimit për të ardhmen me theks të veçantë në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinorë .
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...