Lexo

Shala takon deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë, znj.Ermina Lekaj-Perljaska

Ministri i MMPH, e ka vlerësuar lartë angazhimin dhe rolin e deputetes shqiptare Ermina Lekaj-Perljaske, si një urë lidhëse të bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë.

16.03.2017-Në kuadër të takimeve zyrtare në Kroaci, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala, ka takuar sot deputeten shqiptare të Parlamentit të Kroacisë, znj.Ermina Lekaj-Perljaska, kryetare e grupit parlamentar për komunitete. Ministri i MMPH, e ka njoftuar znj. Perljaske me takimet që ka realizuar gjatë vizitës së tij dhe me temat që ka diskutuar me institucionet kroate dhe e ka vlerësuar lartë angazhimin dhe rolin e deputetes shqiptare Ermina Lekaj-Perljaske, si një urë lidhëse të bashkëpunimit në mes të institucioneve të Kosovës dhe të Kroacisë.

Deputetja Perljaska, nga ana e saj ka shprehur gatishmërinë për të lehtësuar dhe ndihmuar të gjitha iniciativat e bashkëpunimit në mes të  institucioneve të të dy vendeve dhe realizimit të aktiviteteve konkrete.

Në takim është folur për rolin e komunitetit shqiptarë në jetën politike të Kroacisë dhe kontributin e tyre në përfaqësimin e interesave të komunitetit shqiptarë pranë institucioneve kroate. 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...