Ministri i MMPH Ferat Shala, takohet me Ministren kroate të Zhvillimit Rajonale dhe Fondeve të BE-së, Gabrijela Zalac
Shala ka falënderuar Ministren Zhalac, për mikpritjen dhe ka shtuar se ky takim ka më shumë qëllim të identifikimit të mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, në procesin e integrimeve evropiane në sektorin e mjedisit.
16.03.2017. Në ditën e tretë të vizitës në Kroaci, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, z.Ferat Shala, në shoqërimin e diplomatit nga Ambasada e Kosovës në Kroaci, Amir Haziri, është pritur në takim nga Ministrja e Zhvillimit Rajonale dhe Fondeve të BE-së, Gabrijela Zalac. Shala ka falënderuar Ministren Zhalac, për mikpritjen dhe ka shtuar se ky takim ka më shumë qëllim të identifikimit të mundësive të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave, në procesin e integrimeve evropiane në sektorin e mjedisit.
Ministrja kroate e Zhvillimit Rajonale dhe Fondeve të BE-së, i dëshirojë mirëseardhje delegacionit nga Kosova dhe shprehu gatishmërinë e bashkëpunimit dhe ofrimit të përvojave kroate në proceset e integrimeve evropiane dhe përfitimit dhe menaxhimit të fondeve të BE-së, duke shtuar se Kroacia ka kaluar këtë rrugë dhe mundë të ofrojë shumë nga përvojën e saj për Kosovën.
Gjatë diskutimit janë përmendur dhe identifikuar disa nga pikënisjet e bashkëpunimit sikurse janë: bashkëpunimi në hartimin dhe menaxhimin e projekteve nga BE, përvoja nga përfitimi i fondeve nga programet e BE-së, sikurse janë IPA dhe Binjakëzimi, si dhe shkëmbimi i ekspertëve dhe organizimin i vizitave studimore përmes instrumentit të TAIEX.
Po ashtu është folur edhe për mundësinë e shkëmbimit të përvojën edhe në implementimin e Direktivave të BE-së në sektorin e mjedisit, bashkëpunimit me mekanizmat e BE-së për sektorin e mjedisit dhe pjesëmarrja në iniciativat regjionale të mbështetura nga fondet e BE-së.
Të dy ministrat u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdohet përmes grupeve të ekspertëve dhe përmes propozimeve që do të konkretizoheshin ne aktivitete praktike.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...