Shala pritet edhe nga kryetari i qytetit të Zagrebit
Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, është pritur në takim edhe nga Kryetari i Qytetit te Zagrebit, Milan Bandic, dhe Presidentja e Drejtorisë së Shërbimeve Publikë për Qytetin e Zagrebit (Zagreb Holding), Ana Stojic-Deban.
15.03.2017. Gjatë vizitës zyrtare në Kroaci, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, është pritur në takim edhe nga Kryetari i Qytetit te Zagrebit, Milan Bandic, dhe Presidentja e Drejtorisë së Shërbimeve Publikë për Qytetin e Zagrebit (Zagreb Holding), Ana Stojic-Deban. Ofrimi i shërbimeve publike për qytetarët e Zagrebit dhe menaxhimi me kompanitë publike me theks të veçantë shërbimeve publike për menaxhimin e mbeturinave, menaxhimin e ujërave të zeza, dhe menaxhimin e deponive kanë qenë në fokus të diskutimit dhe bisedës në këtë takim. Është folur edhe për mundësitë e bashkëpunimit dhe bartjes së përvojave kroate në menaxhimin e ndërmarrjeve publike dhe ofrimin e shërbimeve publike cilësore për qytetarët.
Për më tepër pas kësaj vizite Ministri Shala, ka pasur rastin të shohë nga afër punën e kompanive publike të qytetit të Zagrebit në dy vizita.
Në nga këto vizita ka qenë ajo në deponinë për menaxhimin e integruar të mbeturinave, ku nga afër është parë i gjithë procesi menaxhimit të deponisë, që nga pranimi i mbeturinave, deponimi i tyre, kompostimi si dhe prodhimi i energjisë.
Vizita e dytë ka qenë ajo në Impiantin e trajtimit të ujërave të zeza për qytetin e Zagrebit, ku është parë i gjithë procesi i trajtimit të këtyre ujërave të ndotura që nga grumbullimi, trajtimi mekanik, trajtimi biologjik, prodhimi i energjisë si dhe trajtimi mbetjeve.
Këto dy vizita kanë pasur një rëndësi të veçantë, meqenëse Kosova është në proces të ndërtimit të impianteve për trajtimin e ujërave të ndotura, dhe ku përvoja nga Kroacia do të ndihmonte në menaxhimin e këtyre impianteve, sikurse që kjo përvojë do të jetë e mirëseardhur edhe në menaxhimin e deponive për trajtimin e integruara të mbetjeve që janë në proces të planifikimit edhe në Kosovë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...