Lexo

Kontributi i KFOR-it i rëndësishëm për sigurinë mjedisore në Kosovë

Me theks të veçantë ky kontribut është i nevojshëm në zonat përreth termocentraleve në Obiliq dhe Fabrikës së Feronikelit në Drenas.

10.03.2017- Ministri z. Ferat Shala priti në takim zyrtar zv. Liderin e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it finlandez në Kosovë, kapitenin Tapio Kautto me bashkëpunëtorët e tij. Ministri z. Shala, e falënderoi kapitenin z. Kautto për përkrahjen që po jep KFOR-i në sigurinë e qytetarëve të Republikës së Kosovës, si dhe për bashkëpunimin në sektorin e sigurisë mjedisore me theks të veçantë në zonat përreth termocentraleve dhe Fabrikës së Ferronikelit në Drenas.

Ministri z. Shala i njoftoi përfaqësuesit e Ekipit për Monitorim dhe Ndërlidhje të KFOR-it finlandez, për objektivat dhe prioritetet e MMPH-së, përderisa kapiteni z. Kautto shprehi kënaqësinë për bashkëpunimin me institucionet dhe me qytetarët e Kosovës. Në fund të takimit, të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë me komunikimin zyrtar edhe në proceset e ardhshme.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...