Mbretëria e Bashkuar e Holandës e gatshme të vazhdojë mbështetjen për sektorin e ujërave në Kosovë
Do ti jepet prioritet realizimit të projekteve për përmirësimin e kualitetit të ujërave dhe krijimit të kushteve për investime në kuadër të partneritetit publiko-privat.
09.03.2017-Ministri z. Ferat Shala priti zv. ambasadorin e mbretërisë së Holandës në Shkup, z.Andri van Mens i shoqëruar me Menaxheren e Partneritetit të Ujërave në Holandë (Netherlands Waterpartnership), znj.Edyta Wisniewska. Ministri z. Shala, e falënderoi zv. ambasadorin Mens për përkrahjen e deritanishme të Mbretërisë së Holandës në përkushtimin e tyre për të ndihmuar dhe mbështetur Kosovën në përmirësimin e kushteve mjedisore, veçanërisht në sektorin e Ujërave.
Ministri z.Shala, paraqiti objektivat dhe prioritetet e MMPH-së, duke i njoftuar edhe për organizimin e brendshëm të Ministrisë pikërisht për Sektorin e Ujërave. Po ashtu kërkoi mbështetje nga Mbretëria holandeze, përkatësisht nga Departamenti i Ujërave që t’i mundësoi Kosovës marrjen e kredive të buta për realizimin e projekteve për përmirësimin e kualitetit të ujërave, si dhe krijimin e kushteve për investime të partneritetit publiko-privat.
Në përfundim të këtij takimi, të dyja palët shprehën gatishmërinë e tyre për thellimin e bashkëpunimit edhe për të ardhmen.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...