Realizimi i projekteve për edukim mjedisor do të ndihmojë në ngritjen e vetëdijesim dhe sensibilizimin për mbrojtjen e mjedisit.
Këtë qëllim kishte edhe takimi i Ministrit tw Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala me Angelika Viets, ambasadore e Republikës Gjermane në Kosovë, Henriette Kotter, shefe e bashkëpunimit për zhvillim pranë kësaj ambasade, dhe Afrim Mahmuti nga Kopshti i arinjve "Four Paws” (Katër Putrat).
02.03.2017- Temë e bashkëbisedimit ishte bashkëpunimi dhe bashkërendimi i aktiviteteve të projektit për ndërtimin e Qendrës për Edukim Mjedisor në Parkun e Arinjve. Ministri Shala shprehu gatishmërinë e MMPH-së për të ofruar gjithë mbështetjen e ministrisë për implementimin e projekteve mjedisore, të cilat do të jenë asete të rëndësishme për edukimin mjedisor të qytetarëve tanë.
Ministri Shala falënderoi ambasadoren gjermane për bashkëpunimin e deritanishëm, mbështetjen dhe donacionet e shumta ndaj MMPH-së dhe Republikës së Kosovës.
Ajo, u shprehë e kënaqur me gatishmërinë e ofruar nga ministri Shala për vazhdimin e bashkëpunimit, tashmë të dëshmuar si i suksesshëm mes MMPH-së dhe organizatave gjermane, si GIZ dhe KFW dhe inkurajoi ministrin Shala për të vazhduar këtë nivel bashkëpunimi.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...