Ministri i MMPH, Shala priti në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore
Bisedohet për prioritetet e MMPH për sektorin e planifikimit, ndërtimit, legalizimit dhe finalizimin e hartave zonale nëpër komuna.
01.03.2017- Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala me kabinetin e tij dhe me Sekretarin e MMPH-së, pritën në takim përfaqësuesit e Shoqatës së Ndërtimtarëve dhe prodhuesve të materialeve ndërtimore, kryetarin z. Brahim Selimaj me bashkëpunëtorë.
Ministri z. Shala i njoftoi përfaqësuesit e Shoqatës me organizimin e brendshëm të MMPH-së, qeverisjen transparente si dhe rreth prioriteteve të saja për sektorin e planifikimit, ndërtimit, legalizimit dhe finalizimin e hartave zonale nëpër komuna, projekt i cili ka filluar së zbatuari në dy komuna Ferizaj dhe Skenderaj dhe do të shtrihet në të gjitha komunat gjatë këtij viti për të finalizuar Hartën Zonale të Republikës së Kosovës.
Z. Selimaj i paraqiti shqetësimet dhe problemet, me të cilat po ballafaqohen ndërtuesit dhe prodhuesit e materialit ndërtimore në Kosovë, në pothuajse gjitha komunat e Kosovës, ndërsa falënderoi MMPH-në për bashkëpunimin dhe interesimin për adresimin dhe zgjidhjen e këtyre problemeve.
Ministri z. Shala i njoftoi për Konferencën me donatorët dhe kryetarët e komunave të Republikës së Kosovës, që pritet të mbahet gjatë muajit prill 2017, në të cilën do ta kenë rastin që t’i bashkërendojmë veprimet tona të nivelit Qendror dhe Lokal, për t’ju mundësuar dhe lehtësuar donatorëve ndërkombëtare realizimin e projekteve tona të përbashkëta në Vendin tonë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...