Lexo

Mjedisi dhe shëndeti në Kosovë, përmes 103 fotografive

Shala ka thënë me këtë rast se qëllimi i kësaj ekspozite është që përmes prezantimit të këtyre bukurive të ndikojë në sensibilizimin e opinionit për ruajtjen e natyrës, biodiversitetit dhe mjedisit në përgjithësi.

26.03.2017- Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, Ferat Shala, ka marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së ekspozitës EcKosova, përmes së cilës prezantohen 103 foto të përzgjedhura nga më se 400 që ishin pjesë e garës për fotografi, në kuadër të fushatës avokuese me temën “Mjedisi dhe shëndeti”. Kosova ka bukuri të rralla natyrore, me vlera të jashtëzakonshme dhe me potencial të madh për zhvillimin e ekoturizmit. Shala ka thënë me këtë rast se qëllimi i kësaj ekspozite është që përmes prezantimit të këtyre bukurive të ndikojë në sensibilizimin e opinionit për ruajtjen e natyrës, biodiversitetit dhe mjedisit në përgjithësi.

Për fituesit e ekspozitës u ndanë edhe shpërblime. Në ceremoni ishin prezent edhe Andreë Russell, Koordinator i OKB-së për Zhvillim dhe Përfaqësues i Përhershëm i UNDP-së, Imet Rrahmani, Ministër i Shëndetësisë, përfaqësues të organizatave ndërkombëtare dhe vendore, garues dhe qytetarë.

Prjekti po realizohet nga Zyra në Kosovë e Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim (UNDP) në partneritet me Organizatën Botërore të Shëndetësisë (WHO).


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...