Lexo

Shala, përkujton 28 vjetorin e grevës historike të minatorëve të Trepçës.

Greva e minatorëve ishte jo vetëm si një grevë qëndrese por si një lëvizje politike të kohës, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës

21.02.2017-Përmes një postimi në facebook, Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, kë përkujtuar 28 vjetorin e grevës historike të minatorëve të Trepçës me rastin e fillimit të “Javës së Minatorëve”.

“Sot shënohet 28 vjetori i grevës historike të minatorëve të Trepçës. 28 vite më parë minatorët e Trepçës kishin hyrë në grevë për të mbrojtur ekzistencën e Kosovës dhe autonominë e saj. Greva ishte shndërruar në rezistencë gjithë popullore demokratike e paqësore kundër presioneve të regjimit të Serbisë për ta ripushtuar Kosovën, dhe ishte përkrahur edhe nga rinia dhe studentët.

Sot me rastin e fillimit të “Javës së Minatorëve” që organizohet për nder të kësaj ngjarje, kujtojmë me respekt kontributin e minatorëve duke e vlerësuar këtë jo vetëm si një grevë qëndrese por si një lëvizje politike të kohës, në mbrojtje të lirive dhe të drejtave politike të shqiptarëve të Kosovës” ka shkruar Shala në postimin e tij.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...