Lexo

Gjaku i dëshmorëve është gurëthemel i Pavarësisë së Kosovës!

Heroizmi i familjes Jashari dhe sakrifica e tyre për liri, do të nderohet dhe çmohen gjithmonë.

17.02.2017-Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, Ministri i MMPH-së, Ferat Shala dhe ministra tjerë nga kabineti qeveritar, në 9 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, kanë bërë homazhe tek Kompleksi Memorial i Familjes Jashari në Prekaz. Me këtë rast u tha se në ditë të rëndësishme si kjo, gjithherë do të kujtohen njerëzit që dhanë jetën për shtetin e Kosovës.

Me rastin e 9 vjetorit të pavarësisë së Kosovës, Ministri Shala ka uruar qytetarët e Kosovës edhe përmes një urimi në facebook ku ka thënë se:  “Shteti i Kosovës po kalon në një fazë të re të ngritjes politike, ekonomike e shoqërore, dhe me vizion të qartë drejt zhvillimit dhe integrimit. Në një ditë të rëndësishme si kjo, na vijnë në kujtesën tonë nderimi, respekti dhe përkujtimi për ata që luftuan dhe u sakrifikuan që ne sot ta jetojmë dhe gëzojmë shtetin e lirë dhe të pavarur”

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...