Lexo

Fillon faza e tretë e rregullimit të shtratit të lumit Drenica

Ministri Shala tha se projekti do të vazhdojë edhe me faza tjera që në total do të përfshijë një investim në vlerë prej 1.3 milion euro.

16.02.2017- Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, së bashku me Ministrin e MMPH,Ferat Shala, kryetarin e Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci; ministrin e Mjedisit, Ferat Shala; deputetë të zonës dhe banorë të kësaj komune, përuruan sot fillimin e punimeve të fazës së tretë të projektit “Rregullimi i shtratit të lumit Drenica dhe lumit Verboc”, në një gjatësi prej 1.3 km dhe me vlerë prej 689 mijë euro. Kjo fazë e projektit përfshin rregullimin e shtratit të lumenjve Verbovc dhe Drenica përreth pjesës urbane të Drenasit, dhe kanalizimin e ujërave të zeza për pjesën e lumit Verbovc dhe Drenica. Projekti do të vazhdojë edhe me faza tjera që përfshijnë rregullimin e shtratit të lumit Drenica nga Komorani deri në Drenas dhe me pjesën e lumit nga Drenasi në drejtim të rrjedhës së poshtme të lumit, që në total do të përfshijë një investim në vlerë prej 1.3 milion euro.

Kreu i Kuvendit, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, tha se ky është edhe projekti i parë që po fillohet në këtë komunë, nga projektet e premtuara së bashku me Ramiz Lladrovcin.

“Ky është vetëm fillimi i investimeve në këtë vit. Do të jenë investime edhe rreth 15 milionë euro në komunën e Drenasit nga Qeveria qendrore dhe nga pushteti komunal. Do të ketë investime të cilat asnjëherë më parë nuk i ka parë kjo komunë dhe do të vazhdojmë Drenasin ta transformojmë në një qendër moderne urbane dhe atë çfarë kemi premtuar të jetë në një qendër industriale dhe të bizneseve. Drenasi i ka të gjitha mundësitë që të jetë një shtytëse e zhvillimit ekonomik të Kosovës”, ka thënë Veseli.

Sipas tij, simbolika e këtij projekti është pikërisht që po fillon në kohën kur edhe është shpallur pavarësia e vendit. “Urime pavarësia ky ka qenë edhe simbolika e këtij projekti. Pse po e fillojmë sot pikërisht në Drenas, pikërisht në Drenicë se nuk e di a ka vend më të mirë dhe të veçantë se me festu pavarësinë e Republikës së Kosovës”.

Edhe kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se ky është projekti i parë që po fillohet pas marrjes së mandatit të tij, duke premtuar që do të vazhdojnë edhe me projekte të tjera.

“Ne do të vazhdojmë bashkë me ministrin Shala, me kryetarin e Kuvendit që këto projekte t’i çojmë deri në fund. Është një projekt i madh që do të zgjasë për dy tri vitet e ardhshme. Ky është projekti i parë që po e fillojmë në komunën e Drenasit dhe do të fillojmë edhe shumë projekte të tjera”.

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, tregoi se ky projekt financohet nga MMPH-ja, ndërsa uroi të gjithë qytetarët e kësaj komune për projektin.

“Unë sot së bashku me kryetarin e Kuvendit, me kryetarin e Komunës dhe deputetë të zonës dhe përfaqësues lokalë jemi këtu në përurimin e lotit të dytë të lumit Drenica, gjegjësisht të një pjese të lumit Drenica, projekt ky i financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Loti i dytë kap gjatësinë 1.3 km dhe shuma kap vlerën 689 mijë euro”, tha ai.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...