Një delagacioni lartë nga Banka Botërore viziton MMPH-në
Diskutohet për mbështetjen në sektorin e administrimit të tokës dhe kadastrave
13.02.2017- Ministri z. Ferat Shala priti në takim zyrtar drejtorin e Bankës Botërore për Kosovë, z.Marko Mantovanelli, si dhe Znj. Aanchal Anand, specialiste e Administrimit të tokës. Ministri z.Shala, e falënderoi z.Mantovanelli për mbështetjen sinjifikante dhe e njoftoi me reformën e brendshme të MMPH-së, e cila do ta rris efikasitetin, përgjegjësinë, transparencën dhe llogaridhënien në punë, pa implikime buxhetore.
Ministri z.Shala paraqiti objektivat e MMPH-së, që kanë të bëjnë me mbrojtjen e mjedisit, si dhe zhvillimin e kadastrit të tokave, i cili është njëri nga prioritetet e Ministrisë sonë.
Z.Mantovanelli, shprehu kënaqësinë e përkushtimit të MMPH-së, e cila me ndihmën e Bankës Botërore, ka përfunduar deri më tani rreth 30% të kadastrit të tokave. Ndërsa ministri z.Shala shprehu interesimin e MMPH-së për të vazhduar mbështetjen e Bankës Botërore për Agjencionin Kadastral të Kosovës, për pjesën e mbetur të projektit të kadastrave, e veçanërisht në fazën e verifikimit të dokumenteve kadastrale të kthyera nga Serbia.
Të dyja palët, u pajtuan për të gjetur mundësitë e bashkëpunimit edhe në të ardhmen.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...