Lexo

Shala në UBT: 230 mijë vetura të vjetra në qarkullim, shkaktar i ndotjes

Ministri Shala tha se ministria që drejton ai ka katër prioritete duke cekur këtu, ajrin, ujin, mbetjet urbane dhe planifikimin hapësinor.

10.02.2017- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH) dhe Universiteti për Biznes dhe Teknologji (UBT) kanë nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi për fushën e mjedisit. Me këtë rast ministri Mjedisit, Ferat Shala, mbajti ligjëratë para studentëve të UBT-së me temën “ Sfidat e mjedisit në Kosovë”. “Kjo marrëveshje memorandumi që nënshkruam sot është një dritare e vogël bashkëpunimi. Në kuadër të ministrisë kemi dy agjencinë të pavarura dhe dy institute. Ministria ka katër prioritete ajrin, ujin, mbetjet urbane dhe planifikimin hapësinor”, ka thënë Shala i cili tregoi edhe për shkaktarët e ndotjes së ajrit në Kosovë. “Veturat e vjetra të cilat qarkullojnë brenda ditës rreth 220-240 mijë sosh, e që mosha e tyre është mbi 18 vjet janë ndër ndotësit e ajrit në Kosovë”, ka thënë Shala.

Ai ka përmendur masat që duhet të ndërmerren nga ministria përkitazi me ndryshimet klimatike, parqet kombëtare, legalizimin e pronave dhe objekteve, problematikën e parqeve kombëtare. Sipas tij, Kosova ka potencial me resurse natyrore dhe njerëzore si dhe mundësitë për investime nuk mungojnë në vend.

Ai ka vazhduar të flas edhe për lumenjtë e Kosovës, të cilët sipas tij, janë në gjendje shumë të keqe.

“Lumenjtë janë në gjendje shumë të keqe, bile jemi bërë problem edhe i shteteve fqinje, sepse lumenjtë tanë janë të papastër dhe të ndotur. Këta lumenj që i kemi derdhen edhe në lumenjtë e shteteve fqinje dhe po i dëmtojnë ata”, ka thënë Shala.

“Është bërë tashmë edhe Udhëzimi Administrativ i pellgjeve lumore. Gjithashtu kemi thithur fonde nga institucioneve ndërkombëtare, kemi marrë edhe kredi nga qeveria franceze me 60 milionë euro për fillimin e punëve të ujërave të zeza dhe lumenjve”, ka theksuar ai.

Shala para studentëve paraqiti edhe sfidat e mbetjeve urbane, por edhe ato të banimit social. Ai theksoi se “për banimin social duhet të ulim çështjen e çmimit në banimin dhe ndërtimin që në mënyrë brezat e rij të mund të jenë përfitues më të shpejt të banimit social”.

Në fund të kësaj ligjëratë pjesëmarrësit patën pyetje për ministrin Shala, për zgjatjen e procesit të legalizimit, përmirësimi i nivelit të mjedisit për ngritje ekonomike, për gatishmërinë e institucioneve përkatëse për trajtimit te objekteve arkitektonike, si dhe për planet në vetëdijësimin e qytetarëve për ambientin etj.

Nga studentët ai është pyetur edhe për atë se sa është e shëndetshme të jetohet në Kosovë. Ai tha “këto sfida nuk duhet t’i fshehim por duhet të pasur parasysh që krejt në zi nuk jemi, por duhet ditur që këto rrethana janë të trashëguara”, ka thënë ministri Shala.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...