Lexo

Fillon zbatimi i projektit për rivitalizimin e sheshit në Mitrovicën Veriore

Sipas kësaj marrëveshje me datën 5 shkurt 2017, është realizuar me sukses rrënimi i murit ilegal , ndërsa ndërtimi i projektit të ri, rivitalizimi i sheshit, ka filluar sot (7 shkurt 2017).

07.02.2017- Sikurse jeni të njoftuar më 4 shkurt 2017, me lehtësimin e Zyrës së BE-së si dhe të Ambasadës së SHBA-ve, Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala dhe kryetari i Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, janë pajtuar që të zgjidhin çështjen e cila lidhet me rrënimin e murit ilegal në Mitrovicën Veriore, si dhe Projektin e Rivitalizimit të sheshit, duke i respektuar të gjitha procedurat ligjore të Republikës së Kosovës.

Palët e nënshkruese të kësaj Marrëveshje janë; Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala, Kryetari i Mitrovicës së Veriut, z.Goran Rakiq

Palët garantuese të kësaj Marrëveshje janë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Isa Mustafa, Zv.Kryeministri i Republikës së Kosovës, z.Branimir Stojanoviq, Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, znj.Nataliya Apostolova, Ambasadori i SHBA-ve në Kosovë, z.Greg Delawie.


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...