Ministri Shala: Aty ku ishte muri tani do të ketë shteg të biçikletave
Një ditë pas rrënimit të murit në Veriun e Mitrovicës, ministri i Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka dhënë detaje se çfarë do të ndërtohet në pjesën ku ka qenë i vendosur muri.
06.02.2017- Shala në emisionin televiziv Monitor në RTK,ka thënë se në atë pjesë do të ndërtohet një shteg i biçikletave Ai ka thënë se i gjithë procesi do të mbikëqyret nga ana e Qeverisë së Kosovës. “Do të jenë me të njëjtat kritere siç janë sheshet në mbarë botën. Në vendin ku ka qenë muri do të ketë vetëm stazë të sigurisë dhe stazë të biçikletave. Ne si ministri do t’i mbikëqyrim situatën. Plani është i dizajnuar deri në detaje se ashtu ka qenë marrëveshja”, ka thënë Shala.
Ai i ka uruar asamblistët në Veriun e Mitrovicës të cilët e aprovuan kërkesën për rrënimin e murit.
“Projekti është i hartuar, dhe nuk do të ketë më nevojë që të ndërpritet. Për herë të parë asambleja komunale e Mitrovicës së veriut ka miratua një projekt për rrënimin e këtij muri”, ka shtuar ai.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...