Lexo

Ministri Shala: Nuk do të ndërtohet kurrfarë muri tjetër në Veri

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala në konferencë për media ka thënë se Marrëveshja e nënshkruar ndërmjet palëve për murin në Mitrovicë është implementuar për më shumë se 90 për qind, ndërsa thekson se se gjendja i është kthyer normalitetit.

05.02.2017- Këto komente ai i bëri pas rrëzimit të murit në veri të Mitrovicës, transmeton Koha.net. “Ministria e Mjedisit me të gjithë të tjerët kemi qenë në koherencë për të plotësuar atë çfarë është ligjore. Marrëveshja e arritur sot mund të konfirmojmë se është implementuar për më shumë se 90 për qind. Ne kemi një situatë të normalitetit të plotë, po vazhdojmë implementimin e projektit. Gjithçka po shkon sipas marrëveshjes dhe ajo që është e nevojshme për të gjithë qytetarët e Mitrovicës”, është shprehur Shala.

Ai më tutje ka thënë se është i bindur se më nuk do të ketë asnjë mur apo barrikadë të jashtëligjshme.

“Jemi thellë të bindur nuk do të ketë muri apo barrikada të tilla të jashtëligshme. Plani dhe Marrëveshja parim bazë kanë lëvizjen e lirë të qytëtarëve. Tashmë është hartuar plani për sheshin, dhe ky plan do të jetë në harmoni të plotë sipas marrëveshjes. Këtë plan e kanë të gjitha palët, dhe tani do të implementohet ky plan brenda kuadrit ligjor”, është shprehur ai.

Shala më tutje ka shtuar se sheshi nuk do të ketë asnjë pengesë, dhe se do të jetë plotësisht sipas marrëveshjes së arritur.

“Nuk do të ketë murë, nuk do të ketë kurrfarë lloj pengesash në këtë shesh. Ky është një plan i njëjtë i sheshit si në gjithë territorin e Kosovës. Sheshi nuk do të ketë asnjë lloj muri, por asnjë gjë që e pengon lëvizjen”, ka thënë Shala.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...