GIZ vazhdon mbështetjen për menaxhimin e mbeturinave në Komunat e Kosovës
Shala e Hoffman diskutojnë edhe për mundësi tjera për realizimin e projekteve mjedisore në Kosovë
31.01.2017- Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z.Ferat Shala priti në takim përfaqësuesit e GIZ-it Gjerman z. Kai Hoffman - Menaxher i Programit për Shërbime të Qëndrueshme Komunale në Kosovë. Ministri z. Shala e falënderoj z.Hoffman për përkrahjen e vazhdueshme të Kosovës nga Qeveria Gjermane - GIZ-i e veçanërisht e falënderoi për projekte mjedisore për menaxhimin e mbeturinave në komunat e Kosovës.
Në takim me theks të veçantë u bisedua për projektet që janë në zhvillim e sipër rreth trajtimit të mbetjeve urbane në 16 komuna të Kosovës nga MMPH-ja dhe GIZ-i.
Ministri z.Shala dhe z. Hoffman u pajtuan për vazhdim dhe thellim të mëtutjeshëm të bashkëpunimit të ndërsjellë në mes MMPH-së, dhe GIZ-it.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...