Lexo

Shala viziton Komunën e Drenasit dhe takohet me kryetarin Lladrovci.

U bë e ditur që gjatë këtij viti do të fillojë faza e tretë e rregullimit të shtratit të lumit Drenica dhe do të finalizohet projekti i deponisë transite për grumbullimin dhe klasifikimin e mbeturinave.

26.01.2017- Ministri I Mjedisit Ferat Shala është pritur sot nga Kryetari i Komunës së Drenasit, z. Ramiz Lladrovci i shoqëruar nga shefi i Kabinetit, z. Gani Sylaj ku kanë diskutuar për projektet të përbashkëta që do të kryhen në Komunën e Drenasit gjatë këtij viti dhe viteve në vazhdim.

Kryetari i Komunës, z. Lladrovci ka falënderuar ministrin e Mjedisit, z. Ferat Shala për takimin dhe ka kërkuar nga minstria që ai udhëheq të mbështes në projektet e vazhdueshme për ruajtjen e ambientit dhe koordinimin e projekteve për vitin 2017, që janë nga Ministria e Mjedisit në interes të përgjithshëm për qytetarët e Komunës së Drenasit.

Ministri z. Ferat Shala, ka uruar Lladrovcin në zgjedhjen e Kryetarit të Komunës së Drenasit, dhe ka njoftuar për projektet të cilat janë të planifikuara për këtë vit dhe viteve në vazhdim. Më theks të veçant, ministri Shala njoftoi kryetarin Lladrovci se këtë vit do të filloj faza e tretë e ndërtimit të lumit "Drenica", nga Drenasi III deri të shkollat e mesme, dhe finalizmi i projektit të deponisë tranzite për grumbullimin dhe klasifikimin e mbeturinave.

Ministri Shala po ashtu ka njoftuar se është në fazën e përfundimit të projektit zbatues për rregullimin e shtratit të lumit "Drenica", në krahun tjetër nga fshati Nekoc deri në fshatin Poklek i Ri, dhe ka kërkuar nga Kryetari Lladrovci që të identifikoj dhe të filloj me procedurat e shpronësimit të parcelave përgjatë lumit "Drenica", në mënyrë që projekti të përfundoj me kohë.

Nga ministri Shala, kryetari Lladrovci ka kërkuar po ashtu mbështetje edhe në planifikimin hapësinor, të hartave zonale, planet rregulluese dhe trajtimin e ujërave të zeza. Kryetari Lladrovci ka njoftuar ministrin Shala, për gjendjen e ambientit në Komunën e Drenasit dhe ka kërkuar mbështetje për financimin e deponive për grumbullimin e mbeturinave urbane dhe inerte. Ndërsa ministri Shala është zotuar se kërkesat e Komunës së Drenasit do të shqyrtohen me prioritet që ato të gjejnë zbatim.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...