Një delegacion i Komunitetit të Energjisë viziton MMPH-në
Bisedohet për sfidat zhvillimore të Kosovës dhe trajtimi i drejtë i kërkesave nga sektori i energjisë në raport me ndikimet në mjedis.
25.01.2017- Ministri i MMPH, z. Ferat Shala priti në takim pune një delegacion të Komunitetit të Energjisë, i përbërë nga: Janez Kopaç, drejtor; Dirk Buschle, zv/drejtor i Këshillit Ligjor; Peter Vajda, ekspert i mjedisit dhe Barbora Poyner, zyrtar i komunikimit. Ministri Shala e falënderoi delegacionin e komunitetit të energjisë për bashkëpunimin dhe mbështetjen që po merr MMPH nga Sekretariati i Komunitetit të Energjisë, duke vazhduar bashkëbisedimin dhe informimin për proceset nëpër të cilat po kalon Kosova dhe MMPH në raport me obligimet që ka ndaj Komitetit të Energjisë si dhe përmbushjen e këtyre obligimeve. Gjithashtu, u diskutuan sfidat në këtë sektor, si dhe u dakorduan për hapat e veprimit dhe bashkëveprimit të mëtejmë në mes të MMPH dhe Komitetit të Energjisë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...