Në kuadër të bashkëpunimit me komunat e Kosovës, Ministri Shala, takohet me kryetaren e Komunës së Gjakovës
Projektet ndërkufitare dhe procesi i shpronësimit ishin temat kryesore të takimit
24.01.2017-Sot, në zyrën e tij, ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Z. Ferat Shala, priti Kryetaren e Komunës së Gjakovës, Znj. Mimoza Kusari-Lila. Pikë referente e takimit ishte bashkëpunimi i MMPH dhe i Komunës së Gjakovës. Diskutimet konkrete u zhvilluan në dy drejtime: në fushën e shpronësimeve dhe në projektet ndërkufitare me Republikën e Shqipërisë, ku tangohet në projekte edhe Komuna e Gjakovës.
U harmonizuan qëndrimet për veprimet e përbashkëta në funksion dobiprurës për dy institucionet dhe për forcimin e bashkëpunimit në mes të Republikës së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë në projektet ndërkufitare. Po kështu, u harmonizuan edhe afatet kohore për veprime konkrete.
Të dyja palët, reciprokisht u falënderuan për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin e suksesshëm në mes të dy institucioneve.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...