Lexo

Ministri Shala takon ambasadorin austriak Pfandler

Ambasadori Pfandler dhe ministri Shala u dakorduan për shqyrtimin e mundësisë së nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes MMPH dhe ministrisë homologe Austriake.

23.01.2017-Sot ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë z.Ferat Shala takoi Ambasadorin e Austrisë në Republikën e Kosovës z.Gernot Pfandler. Në këtë takim ministri Shala duke i uruar mirëseardhje, e falënderojë ambasadorin Pfandler për mbështetjen që shteti Austriak ka dhënë në vazhdimësi shtetit Kosovar dhe shprehi gatishmërinë për mundësin e thellimit të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Ambasadori Austriak z. Pfandler uroj ministrin Shala me rastin e emërimit të tij në postin e ministrit të MMPH, njëkohësisht z.Pfandler u nda i kënaqur me veprimet në kuadër të planit për masa për përmirësimin e cilësisë së ajrit, pasi u informua hollësisht nga ministri Shala për planin i cili ndan përgjegjësit ndër institucionale për masat për përmirësimin e cilësisë së ajrit dhe nevojën e rritjes së bashkëpunimit ndër institucional për zgjidhjen e kësaj çështje.

Ambasadori Pfandler dhe ministri Shala u dakorduan për shqyrtimin e mundësisë së nënshkrimit të një Memorandumi Mirëkuptimi mes MMPH dhe ministrisë homologe Austriake, memorandum cili do të hapte rrugë për bashkëpunime të shumta në të ardhmen për projekte mjedisore me interes nacional.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...