Ministri i MMPH, z.Ferat Shala po qëndron për vizitë në Republikën e Shqipërisë
Tema kryesore e vizitës do të jetë zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive, i nënshkruar në vitin 2014.
19.01.2017- Me ftesë nga znj. Eglantina Gjermeni, Ministër i Zhvillimit Urban të Republikës së Shqipërisë, sot dhe nesër (19 dhe 20 janar 2017), një delegacion i MMPH-së, i kryesuar nga Ministri Ferat Shala, do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Shqipërisë. Kjo vizitë, është e një rëndësie të veçantë për forcimin e bashkëpunimit në mes dy ministrive homologe dhe në fuqizimin e marrëdhënieve vëllazërore në kuadër të angazhimeve të përbashkëta.
Tema kryesore e vizitës do të jetë zbatimi i Memorandumit të Mirëkuptimit në mes dy ministrive, i nënshkruar në vitin 2014.
Nga vizita pritet të dalin veprime konkrete në realizimin e projekteve të interesit të përbashkët dhe shkëmbimit të informatave dhe përvojave në fushën e zhvillimit urban, planifikimit hapësinor, banimit dhe ndërtimit.
Si pjesë e forcimit të bashkëpunimit në zbatimin e memorandumit të mirëkuptimit në mes dy ministrive pritet të formohen edhe grupe të përbashkëta punuese dhe të realizohen punëtori, takime, seminareve, konferenca e vizita reciproke.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...