USAID premton vazhdimin e mbështetjes për MMPH
Nga takimi i Ministrit Shala me delegacionin e USAID dolën edhe ide konkrete të realizimit të projekteve te rëndësishme për MMPH-në, nga të cilat do të përfitojnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
18.01.2017-Sot Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor e vizitoi një delegacion i USAID-it, i kryesuar nga Terence R. Slywka, Drejtor i Programit. Ministri i MMPH, Z. Ferat Shala iu dëshiroi mirëseardhje dhe i falënderoi mysafirët për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm.
Delegacioni i USAID u shpreh falënderues për nivelin e kënaqshëm të bashkëpunimit , duke shtruan nevojën e vazhdimit dhe zgjerimit të bashkëpunimit, me fokus në fushat e prioriteteve të përcaktuara në kuadër të planeve dhe programeve të MMPH.
Nga takimi dolën edhe ide konkrete të realizimit te projekteve të rëndësishme për MMPH-në, nga të cilat do të përfitojnë gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.
Të dyja palët u dakorduan për të vazhduar përpjekjet e përbashkëta për ta avancuar bashkëpunimin me rezultate të prekshme në fushëveprimtarinë e MMPH-së.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...