Shala takon zëvendës ambasadoren gjermane Gehler
Në fokus të takimit ishte vazhdimi i bashkëpunimit në projektet mjedisore të mbështetura nga qeveria gjermane.
18.01.2017-Sot zëvendës ambasadorja e Gjermanisë, Znj. Christina Gehlsen vizitoi Ministrin e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, z. Ferat Shala. Takimi kishte fokus vazhdimin e bashkëpunimit me projektet mbështetëse të Qeverisë Gjermane akorduar në fushat që mbulon kjo ministri.
Ministri Shala , në emër të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor falënderoi zëvendës ambasadoren për mbështetjen e vazhdueshme që ofroi Qeveria Gjermane në fushat e mbuluara nga ministria të cilën ai e drejton.
Zëvendës ambasadorja u shprehë e kënaqur me nivelin e absorbimit të mbështetjes nga stafi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe mbështetjen e pa rezervë që po demonstron Ministri Shala në implementimin e projekteve në fushat gjegjëse.
Ministri Shala e njoftoi mysafiren e tij me prioritetet e MMPH dhe Planin e Masave për Cilësinë e Ajrit si dhe për reformën në organizimin e brendshëm të Ministrisë.
Zëvendës ambasadorja gjermane, e cila njëherësh është edhe drejtore për çështje ekonomike në Ambasadën Gjermane, u shprehë e bindur se plani legjislativ i MMPH-së dhe reforma e filluar në organizimin e ministrisë do të japin rezultate të mira dhe se Qeveria Gjermane do ta shtojë angazhimin për ta mbështetur edhe më shumë këtë Ministri.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...