Ministri Shala takoi ambasadorën turke Kiliç
Në takim u bisedua për mundësit e bashkëpunimit në shumë fusha të mjedisit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
05.01.2017- Ministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimi Hapësinor z. Ferat Shala ka pritur sot në takim Ambasadoren e Republikës së Turqisë në Republikën e Kosovës znj. Kivilcim Kiliç. Në takim u bisedua për mundësit e bashkëpunimit në shumë fusha të mjedisit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Turqisë.
Ministrit Shala njoftoj ambasadoren me mundësit e bashkëpunimit dhe fushat me prioritet të Ministrisë që drejton të tilla si, mbrojtja e ajrit nga ndotja, mbrojtja e lumenjve, trajtimi i mbeturinave dhe ujërave të zeza, si dhe planifikimin hapësinor.
Gjithashtu, Ministri Shala shprehu gatishmërinë për të ofruar projekte dhe ide konkrete të bashkëpunimit dhe investimi në Kosovës në fushën e mbrojtjes së mjedisit dhe atë të planifikimit hapësinor.
Nga ana e saj Ambasadorja, znj. Kivilcim Kiliç shprehu përkrahjen e plotë për projektet e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe garantoj përkrahje konkrete në forma të ndryshme për të përmirësuar shumë fusha të mjedisit në Kosovë.
Të dyja palët u dakorduan që të vazhdojnë takimet në nivele të ndryshme për të intensifikuar dhe konkretizuar bashkëpunimin e ndërsjellë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...