Lexo

Ferat Shala konfirmohet ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor

Ferat Shala është konfirmuar si ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Lajmi është zyrtarizuar në mbledhjen e sotme të Qeverisë.

30.12.2016- “Në pajtim me partinë në koalicion PDK-në kemi vendos që Ferat Shala nga sot të jetë ministër i mjedisit dhe planifikimit hapësinor”, ka thënë Isa Mustafa në mbledhjen e sotme të Qeverisë, shkruan Indeksonline. Ndryshe, Ferat Shala ishte emëruar fillimisht zëvendësministër në këtë ministri, por pas dorëheqjes se Ferid Aganit ai u emërua ushtrues detyre i ministrit. Ndërsa, nga sot do të jetë ministër në Qeverinë "Mustafa".

Me rastin e konfirmimin në postin e ministrit të MMPH, Shala përmes një postimi në facebook ka thënë: “Falënderoj Partinë Demokratike të Kosovës për besimin dhe nominimin për postin e Ministrit në Ministrinë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, dhe Qeverinë e Kosovës për konfirmimit në këtë post ministror.  

Do të vazhdojë angazhimin tim në arritjen e objektivave që tani më i kamë përcaktuar në kuadër të angazhimit për planin e punës për vitin 2017 në Ministrin e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, dhe do të angazhohem maksimalisht që çështjet mjedisore të trajtohen me prioritet në kuadër të punës së Qeverisë së Kosovës.

Objektivat kryesorë të planit tim të punës do të jenë përmirësimi i cilësisë së ajrit, rregullimi i infrastrukturës mjedisore, fuqizimi i planifikimit hapësinorë, përmirësimi i menaxhimit të Parqeve Kombëtare dhe zonave të mbrojtura, kompletimi i infrastrukturës ligjore dhe programore në sektorin e mjedisit, përfundimi i procesit të legalizimit të objekteve ndërtimore pa leje, avancimi i sistemit për menaxhimin e mbeturinave, fuqizimi i sistemit të inspektimit, kontrollit dhe monitorimit të mjedisit dhe vazhdimi i investimeve në rregullimin e shtretërve të lumenjve dhe mbrojtja e tyre nga ndotja”.

 

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...