U.d. Ministri i MMPH Ferat Shala, formon Task Forcën për Ajrin
Task Forca është e obliguar që të ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshëm për koordinimin, përgatitjen e analizave e rekomandimeve me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit
14.12.2016- Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, me qëllim të angazhimit sa më të madh, koordinimit dhe bashkërendimit të aktiviteteve në trajtimin dhe zgjidhjen e problemeve të ndotjes së ajrit në Kosovë, me vendim të u.d Ministrit të MMPH-së z. Ferat Shala ka krijuar Task Forcën për trajtimin e problemeve me ndotjen e ajrit.
Sipas vendimit të u.d Ministrit Shala, anëtarët e Task Forcës janë të obliguar që ndërmarrin të gjitha veprimet e nevojshëm për koordinimin, përgatitjen e analizave, rekomandimeve si dhe bashkëpunimin me institucionet tjera relevante me qëllim të përmirësimit të cilësisë së ajrit.
Anëtarët e Task Forcës do të kryejnë detyrat dhe përgjegjësitë duke zbatuar Ligjin nr. 03/l-160 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja dhe legjislacioni tjetër në fuqi.
Task Forca do të udhëhiqet nga z. Muhamet Malsiu, Drejtori i Departamentit për Mbrojtjen e Mjedisit në kuadër të MMPH-së.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...