Shala dhe Nemeth, diskutojnë për fushat e bashkëpunimit në sektorin e mjedisit dhe të ujërave
Gjatë takimit Shala vuri në pah potencialin që ka Kosova me resurse natyrore dhe njerëzore, dhe mundësitë për investime.
29.11.2016- Në kuadër të takimeve të tij zyrtare në Budapest, sot u.d. ministri i MMPH-së, Ferat Shala, sot vizitoi Ministrinë e Bujqësisë, të Hungarisë ku u takua me z. Zsolt v. Nemeth, Sekretar shtetërorë për çështje të mjedisit. Sekretari Zsolt v. Nemeth, i uroj mirëseardhje delegacionit te Kosovës në përbërjen e të cilit përveç z. Shala ishte edhe Ambasadorja e Republikës se Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi. Më tutje ai shpjegoi për sektorët që i mbulon kjo ministri, përfshirë, ujërat, ajrin, mbeturinat, zonat e mbrojtura dhe zhvillimin rural, duke përmendur edhe sfidat nëpër të cilat ka kalua shteti hungarez për menaxhimin e aspekteve mjedisore. Ai po ashtu premtoj mbështetje për Kosovën në këto fusha mjedisore.
U.d. ministri Shala, mirëpriti gatishmërinë e palës hungareze për bashkëpunim, dhe foli për aktivitetet aktuale, progresin, sfidat dhe nevojat për mbështetje. Ai sqaroi po ashtu se MMPH tani më ka nënshkruar një marrëveshje financiare me Qeverinë e Hungarisë për investime në projekte në sektorin e mjedisit dhe të ujërave.
Shala, përmendi edhe potencialin që ka Kosova me resurse natyrore dhe njerëzore, dhe mundësitë për investime.
Të dy palët u dakorduan që të formohen grupe të përbashkëta teknike, për të zhvilluar një plan të detajuar të bashkëpunimit.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...