Hungarezët premtojnë të ndihmojnë Kosovën në fushën e furnizimit me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza
Ndër mundësitë reale të mbështetjes u potencua ngritja e kapaciteteve për zyrtarët dhe studentët kosovarë përmes kurseve të ndryshme për trajtimin e ujërave në kuadër të programit që mundësohet nga Budapest Waterworks.
29.11.2016- Në kuadër të vizitës së tij zyrtare në Budapest, sot u.d. ministri i MMPH-së, Ferat Shala, në shoqërinë e ambasadores së Republikës se Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi, sot takoi z. Csaba Haranghy, Kryeshef i Budapest Waterworks, Kompania publike për menaxhimin e furnizimit me ujë dhe menaxhimin e ujërave të zeza për Budapestin. Në takim u bisedua kryesisht për mundësitë e bashkëpunimit dhe përfitimin e përvojave bilaterale në mes të kësaj kompanie publike me kompanitë publike dhe institucionet relevante nga Kosova.
Ndër mundësitë reale të bashkëpunimit u potencua ngritja e kapaciteteve për zyrtarët dhe studentët kosovarë përmes kurseve të ndryshme për trajtimin e ujërave në kuadër të programit që mundësohet nga Budapest Waterworks.
Po ashtu u vlerësua se Budapest Waterworks, mundë të ndihmojë Kompanitë e Kosovës, në hartimin e planeve dhe masave për zvogëlimin e humbjeve teknike dhe komerciale të ujit si dhe për zhvillimin e planeve strategjike për zbatimin e teknologjisë informative në procesin e menaxhimit të furnizimit me ujë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...