Lexo

U.d. Ministri i MMPH-së, Ferat Shala vizitoi Universitetin Teknologjik të Budapestit

Në kuadër të vizitave të tij në Budapest, U.D Ministri i MMPH Ferat Shala, i shoqeruar nga Ambasadorja e Republikës së Kosovës në Hungari, znj. Luljeta Vuniqi, vizitoi Universitetin Teknologjik te Budapestit, dhe u takua me Rektorin e këtij Universiteti, z. János Józsa.

28.11.2016- Qëllimi i takimit ishte shqyrtimi i mundësive, dhe vënia e bazave për bashkëpunim në mes të Universitetit Teknologjik të Budapestit, si dhe Universitetit të Prishtinës. Gjatë takimit u shkëmbyen informata mbi fushat e studimeve, projektet, kapacitetet hulumtuese dhe shkencore të të dy Universiteteve, si dhe mundësitë e përfitimit të UP.

Bosht i bisedës ishte qasja e integruar studimore dhe praktike, për adresimin e çështjeve komplekse, përfshirë teknologjinë dhe shkencën, kundrejt sfidave aktuale.

Nga takimi u konkludua se ka potencial për bashkëpunim, realizim të projekteve të përbashkëta, dhe të dy palët u dakorduan që, tani që u hapën rrugët e bashkëpunimit, do të jenë grupet teknike të ekspertëve që do të vazhdojnë me veprime konkrete për jetësimin e gatishmërisë së të dy palëve për bashkëpunim.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...