U.d. Ministri i MMPH-së, Ferat Shala po merr pjesë në Samitin Botëror të Ujit “Budapest 2016”
Në mesin e rreth 1800 pjesëmarrës nga rreth 117 vende të botës, në Samitin Botërorë të Ujërave në Budapest, që ka filluar punimet sot po merr pjesë edhe U.d. Ministri i MMPH-së, Ferat Shala, dhe ambasadorja e Republikes se Kosoves ne Hungari, znj. Luljeta Vuniqi.
28.11.2016- Samiti po organizohet nga Qeveria e Hungarisë në bashkëpunim me Këshillin Botëror të Ujërave. Qëllimi kryesor i samitit këtë vit është: “Uji burim i bashkëpunimit, paqes dhe zhvillimit për të gjitha vendet e angazhuar për zhvillimin e qëndrueshëm dhe jo burim i konflikteve dhe rreziqeve globale”. Për të arritur këtë qëllim, pjesëmarrësit e samitit të ujërave Budapest 2016, përmes diskutimeve dhe rekomandimeve pritet të propozojnë zgjidhjet e tyre për organet relevante ndërkombëtare Pjesëmarrësit e samitit janë kryesisht të nivelit të lartë si kryeministra, ministra dhe përfaqësues tjerë të lartë nga vende të ndryshme nga e gjithë bota dhe nga organizata të ndryshme botërore, biznese e shoqëri civile.
Aktivitetet kryesore të samitit janë sesionet tematike të diskutimeve me panelistë të ndryshëm të fokusuara kryesisht ne diskutime për implementimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm për sektorin e ujërave (Sustainable Development Goals-SDG6). Përveç sesioneve kryesore tematike do të mbahen edhe takime tjera paralele sikurse Sesioni për shkencë dhe teknologji, sesioni të rinjve, sesioni i shoqërisë civile dhe ai i grave.
Pjesë e samitit botëror të ujerave do të jetë edhe ekspozita “Zgjidhjet e qëndrueshme për ujin”, që do të jetë e fokusuar në prezantimin e zgjidhjeve të qëndrueshëm, inovative dhe miqësore me mjedisin në fushën e prodhimit të ujit të pijes, trajtimit të ujërave dhe të furnizimit me ujë.
Samiti do ti mbyllë punimet me 30 Nëntor me miratimin e "Deklaratës së Budapestit".
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...