MMPH, pjesë e Strategjisë së Bankës Botërore për mbështetje në Kosovë
Mbështetja do të jetë në formë të donacioneve, zhvillim i infrastrukturës dhe kapaciteteve të burimeve njerëzore apo edhe kredi e butë, kryesisht në sektorin e kadastrit dhe të së drejtës pronësore
18.11.2016- Sot, u.d. Ministri Ferat Shala së bashku me Kryeshefin e Agjencionit Kadastral të Kosovës priten një delegacion nga Banka Botërore, të kryesuar nga Z. Marco Mantovanelli, menaxher i projekteve të Bankës Botërore dhe Znj. Kathrine M. Kelm, specialiste seniore e administrimit të tokës. u.d. Ministri Ferat shala e njoftoi delegacionin me prioritetet e MMPH dhe shprehi falënderim për përkrahjen e vazhdueshme të Bankës Botërore, veçanërisht në fushën e Kadastrit.
Takimi kishte karakter konsultativ për gjetjen e mundësive të vazhdimit të përkrahjes kontinuale të MMPH në fushat më prioritare , që do të formësohen në Strategjinë e Bankës Botërore deri në muajin korrik.
u.d. Ministri Ferat Shala ofroi tërë mbështetjen e nevojshme nga MMPH për të absorbuar gjithë mbështetjen e ofruar, e cila do të kthehet si ofrim i shërbimeve më cilësore qytetarëve, pronarëve të pronave, bizneseve dhe investitorëve.
U konstatua se MMPH akoma ka nevojë për mbështetje, qoftë si donacion, zhvillim i kapaciteteve të resurseve humane apo kredi e butë.
Z. Marko Mantovanelli theksoi se Kadastri dhe të drejtat pronësore, pa mëdyshje se do të jenë edhe më tej target yni i mbështetjes, sepse kjo infrastrukturë është edhe kusht i anëtarësimit në BE.
Ishte konstatim i përbashkët se Agjencioni Kadastral ka shënuar progres, kështu që të dhënat e këtij Agjencioni sot për nga kualiteti rangohen në vendin e 33-të në rang-listën botërore, duke qenë lidere në rajon.
Dyanshëm u shpreh gatishmëri e vazhdimit të bashkëpunimit, kurse përfaqësuesit e Bankës Botërore premtuan se disa nga projektet e MMPH do të jenë pjesë e strategjisë së Bankës Botërore.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...