Shala priti sot ekipin mbikëqyrës të projektit të Bankës Botërore ne fshatin Hade e Re
Ekipi mbikëqyrës i BB konfirmoj se janë të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit me nivelet drejtuese dhe nivelet tjera respektive të MMPH.
16.11.2016- U.d. Ministri i MMPH-së, Ferat Shala priti sot ne takim ekipin mbikëqyrës të projektit të Bankës Botërore ne fshatin Hade e Re të kryesuar nga specialistët e mjedisit Znj. Katelijin van den Berg, dhe Z. Jiang Ru. Ekipi që po mbikëqyrë ndërtimin kanalizimit në fshatin Hadën e re, theksoi se është i impresionuar me rrjedhën e implementimit te kontratës për kanalizimin ne Haden e Re. Po ashtu, ata njoftuan se BB është duke bere raportin mbi respektimin e procedurave të BB rreth zhvendosjes se Lagjes Shala, dhe theksuan se gjate inspektimit nuk janë gjetur shkelje dhe se projekti po ecën mirë.
Ekipi mbikëqyrës i BB konfirmoj se janë të kënaqur me nivelin e bashkëpunimit me nivelet drejtuese dhe nivelet tjera respektive të MMPH.
Me këtë rast z,Sjhala falënderoj përfaqësuesit e Bankës Botërore për bashkëpunimin dhe i siguroj ata që MMPH do të bëjë gjithçka është e mundur që ky bashkëpunim të realizohet sa më mirë.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...