Lexo

Qeveria Japoneze mbështet projektin për kontrollin e ndotjes së ajrit

Projekti që kap vlerën prej 4 milion dollarësh, do të fillojë së implementuari gjatë vitit 2017 nga Agjensioni Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

01.11.2016- Ushtruesi i detyrës së Ministrit në Ministrinë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor z. Ferat Shala ka zhvilluar sot takim me përfaqësuesit e Agjensionit Japonez për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA). Përfaqësuesit e JICA njoftuan Ministrin për miratimin e kërkesës së MMPH për realizimin e projektit “Zhvillimi i Kapaciteteve për Kontrollin e Ndotjes së Ajrit”, më këtë rast në takim prezantuan të gjitha komponentët e projektit me të cilin Kosova do të arri të krijoj sistemin për menaxhimin e cilësisë së ajrit. Projekti në tërësi arrin vlerën e 4 milion dollarëve dhe do të filloj të zbatohet në Korrik të vitit 2017.

U.d Ministri Ferat Shala, duke vlerësuar lartë ndihmën e Qeverise Japoneze për Kosovën,  siguroj përfaqësuesit e JICA së MMPH do të kryej të gjitha obligimet e saj dhe do të ofroj të gjithë hapësirën e nevojshme dhe kapacitet e saj që ky projekt të implementohet me sukses.

Shala theksoj së zhvillimi kapaciteteve vendor për kontrollin e ajrit është rruga nga Kosova duhet të kaloj  në procesin e realizimi të objektivave të saj për një mjedisi të pastër dhe të shëndetshëm.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...