Lexo

MMPH dhe Universiteti “Haxhi Zeka” nënshkruan memorandum bashkëpunimi

U vlerësua se ky bashkëpunim ka qenë i nevojshëm për të dy palët dhe se përfituesit kryesorë do të jenë studentët përmes angazhimit në punë praktike dhe në projekte që do të implementohen në të ardhmen në kuadër të këtij bashkëpunimi.

26.10.2016- Sot në ambientet e rektoratit “Haxhi Zeka” në Pejë, u.d ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala, ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me rektorin e Universitetit “Haxhi Zeka” z.Fadil Millaku. Me këtë rast z.Shala tha se “MMPH është e përkushtuar në projekte për rregullimin e ujërave të zeza dhe menaxhimin e tyre. E gjithë kjo punë kërkon ekspert të fushave të ndryshme. Andaj ky memorandum bashkëpunimi do ti mundësoj këtij universiteti të jetë më afër projekteve dhe do të mundësoj që studentët të jenë përfitues të punëve të cilat ofrohen, dhe në këtë mënyrë përfitojnë edhe përvojë, por edhe mundësi punësimi”.

Rektori i këtij universiteti publik, Fadil Millaku, falënderoi u.d ministrin Shala dhe tha që ky bashkëpunim ka qenë i nevojshëm për këtë universitet, duke shtuar që bashkëpunimet me institucionet shtetërore është gjithmonë i nevojshëm edhe për studentët, të cilët duan të shohin edhe praktikën e teorisë të cilën e marrin gjatë studimeve.

Ky memorandum bashkëpunimi parasheh mes tjerash bashkëpunimin në  zhvillimin e moduleve dhe programeve mësimore në nivelin bachelor dhe master, realizimin e punës praktike për studentët në MMPH, realizimin e temave të diplomës me interes të përbashkët, shkëmbimin e përvojave, praktikave, ekspertëve e literaturës si dhe  organizimin e përbashkët të ngjarjeve të rëndësishme shkencore e profesionale me qëllim të avancimit të politikave në fushën e mjedisit dhe planifikimit hapësinor.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...