Shala: Shpella e Gadimes është zonë me interes nacional andaj nuk guxon të cenohet nga veprimtaritë ekonomike
Sipas vlerësimeve nga KPMM dhe MMPH zona ku shtrihet Shpella e Gadimes nuk rrezikohet nga veprimtaritë ekonomike dhe veprimtaritë tjera që janë për rreth saj.
12.10.2016- Gjatë një takimi që ka pasur sot në Komisionin e Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ushtruesi i detyrës së ministrit të Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Ferat Shala ka deklaruar se nuk guxon të cenohet trungu i Shpellës së Gadimes. Ai ka theksuar se Shpella e Gadimes është zonë me interes nacional andaj duhet të shohim me kujdes se cila është zona e këtij monumenti e cila nuk cenohet nga veprimtaritë ekonomike dhe veprimtaritë tjera që janë për rreth shpellës, të cilat janë të licencuara nga Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale. “Shpella e Gadimes është zonë me interes nacional. Nuk jemi të interesuar të cenohet trungu i Shpellës së Gadimes…”, tha ai.
Kurse Musa Shabani Kryesues i Bordit të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale, ka deklaruar se vendndodhja e Shpellës së Gadimes nuk rrezikohet nga veprimtaritë ekonomike përreth.
“KPMM së bashku me MMPH kanë bërë matjen gjeografike të Shpellës së Gadimes, e cila është nga lindja deri tek shtëpitë, kurse pjesa tjetër ku shtrihen veprimtaritë ekonomike nuk përkon me zonën e shpellës…”, ka thënë ai.
Në takim u bisedua edhe për bashkëpunimin dhe koordinimin e aktiviteteve në mes të MMPH dhe KPMM për parandalimin e veprimtarive ilegale minerare, procesin e lejedhënies mjedisore për shfrytëzuesit e resurseve minerale, përcaktimin e zonave minerare me interes nacional si dhe për harmonizimin e legjislacionit dhe planeve të veprimit ne sektorin minerar dhe atë mjedisor.
Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...Lexo më shumë...
Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...
Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë
Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....Lexo më shumë...