Lexo

Shala po merr pjesë në konferencën për Shkencë dhe Teknologji, në Ankara të Turqisë

Konferencë ndërkombëtare me rreth 300 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të ndryshme në mesin e të cilëve edhe një delegacion nga Universiteti i Prishtinës

03.10.2016 - Prof.dr Ferat Shala po merr pjesë në konferencën ndërkombëtare për Shkencë dhe Teknologji, në Ankara të Turqisë. Konferenca po organizohet nga Qendra e Re për Kërkime Shkencore Strategjike e Turqisë (New Turkey Strategic Research Center -NTSRC), nga 3 deri me 6 Tetor 2016. Gjatë konferencës do të diskutohen tema sikurse: E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e shkencës dhe teknologjisë, siguria, edukimi, politikat, informimi dhe menaxhimi në shkencë dhe teknologji dhe tema tjera.

Në konferencë po marrin pjesë rreth 300 pjesëmarrës nga më shumë se 50 vende të ndryshme, në mesin e të cilëve edhe një delegacion nga Universiteti i Prishtinës, në përbërje Prof.Dr Ferat Shala, Prof.Dr. Naser Sahiti nga Fakulteti Teknik dhe Prof.Dr. Kemajl Bislimi nga FSHMN.

 


Qeveritë janë për të gjetur zgjidhje, jo për të krijuar konflikte!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Deputet i Kuvendit të Kosovës, lidhur me gjendjen në arsim...

Lexo më shumë...

Qeveria e emergjencave dhe kriza energjetike!

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...

Disa rekomandime për lehtësimin e krizës energjetike në Kosovë

Shkrim autorial nga Dr.sc. Ferat Shala, Udhëheqës i Komisionit për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti të Kuvendit të Kosovë....

Lexo më shumë...